1590.
Në lidhje me Fjalën e Allahut: "Ne e bëmë pamjen që ta treguam ty (o Muhamed a.s. si një dëshmi të parë me sy dhe jo si ëndërr natën e Israsë) vetëm një provë për njerëzit" (Kuran, 17:60), Ibn Abbasi r.a. ka thënë: "Pamjet që iu treguan të Dërguarit të Allahu a.s. gjatë Udhëtimit të Natës (Isras) kur ai u mbart për në Bejtul-Makdes (Xhamia Aksa në Jerusalem) qenë dëshmi të para qartë me sy (dhe jo ëndrra)." Pastaj Ibn Abbasi r.a. ka thënë: "Po kështu edhe pema e mallkuar (që përmendet) në Kuran (17:60) është vetë pema Zekkum." (3888)
|