1594.
Esmaja r.a. tregon: "Isha shtatzënë me Abdullah Ibn Zubejrin dhe, kur u nisa për në Medine, kisha hyrë në ditët e mia (të muajit të fundit për lindje). Kështu, ndalova në Kuba dhe aty më lindi Abdullah Ibn Zubejri. Pastaj e mora atë, shkova te Pejgamberi a.s. dhe ia vura foshnjën në prehër. Ai a.s. kërkoi një kokërr hurmë, e përtypi atë dhe i shtiu fëmijës në gojë pak lëng. Kështu pra, gjëja e parë që i ra në bark fëmijës qe pështyma e të Dërguarit të Allahut a.s.. Pastaj Pejgamberi a.s. ia fërkoi atij qiellzën me një kokër hurme dhe iu lut Allahut që ta bekonte atë. Ky ishte fëmija i parë nga muhaxhirët në tokën islame (në Medine).,/ ,(3909)
|