2037.
Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Të gjithë pasuesve të mi do t'u falen gjynahet, përveç atyre që i bëjnë botërisht ato. Këtu hyn edhe rasti kur njeriu bën një gjynah natën, dhe ndonëse Allahu ia mbulon atë faj, ai del në mëngjes e thotë: 'O filan, mbrëmë kam bërë kështu e ashtu7. Pra, ai e kalon natën, duke qenë i mbuluar nga Zoti i tij, (dhe Allahu e di më së miri gjynahin e bërë nga robi i Tij), kurse në mëngjes e heq nga vetja mbulesën e Allahut!" (6069)
|