2038.
Ebu Ejjub Ensari r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Nuk i lejohet askujt që ta braktisë e të mos i flasë vëllait të vet musliman më shumë se tri net. Është e pafalshme për ta që, kur takohen, e kthejnë kokën mënjanë prej njëri-tjetrit. Më i miri i të dyve është ai që jep selam i pari." (6077)
|