2108.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Robi i Allahut mund të flasë një fjalë që e kënaq Allahun pa i dhënë asaj shumë rëndësi, por që, për shkak të saj, Allahu ia ngre atij shkallët e shpërblimit. Nga ana tjetër, robi mund të flasë një fjalë pa kujdes, e cila nuk e kënaq Allahun, pa menduar për pasojat e saj të rënda dhe prej saj do të hidhet në Xhehenem!" (6478)
|