349.
Aishja r.a. tregon: "Një herë i Dërguari i Allahut a.s. e vonoi faljen e namazit të jacisë dhe kjo ndodhi kur Islami akoma nuk ishte përhapur shumë jashtë Medines. Ai (a.s.) nuk doli nga shtëpia (për në xhami për të falur këtë namaz), derisa Umeri e njoftoi atë se gratë dhe fëmijët i kishte kapur gjumi. Pastaj Pejgamberi a.s. doli dhe u tha të pranishmëve që prisnin në xhami: " Askush në faqe të tokës nuk e ka pritur këtë namaz (ishanë, jacinë) përveç jush." (566)
|