350.
Ebu Musa r.a. tregon: "Unë dhe shokët e mi që erdhën me mua në anije, zbritëm në një vend të quajtur Baki Bnt'han. Atë kohë Pejgamberi a.s. ishte në Medine. Njëri nga ne shkonte në Medine tek Pejgamberi a.s. çdo natë me rradhë në kohën e namazit të ishasc. Një herë unë dhe shokët e mi shkuam te Pejgamberi a.s., ndërsa ai ishte i zënë me disa punë të tijat, kështu që falja e namazit të jacisë u vonua deri në mes të natës. Më pas ai a.s. doli dhe u priu njerëzve në namaz. Pasi mbaroi namazin, ai iu drejtua njerëzve të pranishëm aty me të, duke u thënë: "Jini të duruar e mos u largoni! Merrni edhe përgëzimet! Është nga Mirësia e Allahut mbi ju se askush nga gjithë njerëzimi nuk e ka falur namazin në këtë kohë përveç jush (ose tha: Askush përveç jush nuk e ka falur namazin në këtë kohë)." Ebu Musa shton: "Kështu që ne u kthyem të gëzuar pas asaj që dëgjuam nga i Dërguari i Allahut a.s." (567)
|