370.
--- Fjalët e ezanit janë: Allahu Ekher (4 herë) - Allahu është më i Madhi. Eshhedu en la ilahe il-lallah (2 herë) - Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut. Eshhedu en-ne Muhameden resididlah (2 herë) - Dëshmoj se Muhamedi është i dërguari i Allahut. Hajje alas-salah (2 herë) - Ejani në namaz. Hajje alal-felah (2 herë) - Ejani në shpëtim. Allahu Ekber (2 herë) - Allahu është më i Madhi. La ilahe il-lallah (1 herë) - Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut. Fjalët e ikametit (thirrja e dytë për faljen e namazit të rradhës) janë: Allahu Ekber (2 herë) - Allahu është më i Madhi. Esh-hedu en la ilahe il-lallah (1 herë) - Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut. Esh-hedu en-ne Muhameden resulullah (1 herë) - Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Hajje alas-salah (1 herë) - Ejani në namaz. Hajje alal-felah (1 herë) - Ejani në shpëtim. Kad kametis-Salah (2 herë) - Tashmë namazi është duke filluar. Allahu Ekber (2 herë) - Allahu është më i Madhi. La ilahe il-lallah (1 herë) - Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut. --- 370. Ibn Umeri r.a. tregon: "Kur muslimanët erdhën në Medine, mblidheshin vetë për falje të namazeve duke e marrë me mendje kohën, sepse ato ditë akoma nuk kishte thirrje për ta. Një herë ata e rrahën këtë çështje për të thirrur njerëzit për namaz. Disa treguan këmbanën si kristianët, disa të tjerë treguan borinë si briri i çifutëve, por Umeri qe i pari që dha mendimin e vyer duke thënë: "A nuk nxjerrim një burrë që të thërrasë për namaz?" Kështu që i Dërguari i Allahut a.s. tha: "O Bilal. Ngrihu dhe thirr (ezanin) për namaz." (604)
|