4.
Xhabir Ibn Abdullah Ensariu r.a., duke rrëfyer për kohën e ndërprerjes së Frymëzimit Hyjnor, përcjell fjalët e Pejgamberit a.s.: "
Ndërsa po ecja, kur krejt papritur dëgjova një zë nga qielli. Kështu ngrita kokën dhe ç'të shoh! Meleku që më erdhi në shpellën Hira ishte i ulur në një karrige mes qiellit dhe tokës. Nga kjo u tmerrova shumë prej tij dhe u ktheva në shtëpi duke thënë: "Më mbuloni, më mbuloni". Dhe pas kësaj Allahu xh.sh. shpalli vargjet e shenjta të Kuranit: "O ti (Muhamed a.s.) i mbështjellë me rroba! Ngrihu dhe këshillo! Zotin tënd (Allahun) madhëro! Rrobat e tua pastroji dhe qëndro larg nga ndyrësitë (e idhujve)!" (Kuran, 74:1-3). Pas kësaj Frymëzimet Hyjnore filluan të forcohen e të vijojnë paprerë, duke ndjekur njëra-tjetrën.
|