5.
Said bin Xhubejri tregon: "Një herë, Ibn Abbasi r.a. tha në lidhje me Fjalën e Allahut: "Mos nxito (o Muhamed) në leximin e tij (Kuranit) me gjuhën tënde" (Kuran, 75:16): "I Dërguari i Allahut a.s. e përballonte Frymëzimin Hyjnor me shumë vështirësi e mundim dhe gjithnjë i luante shumë buzët (duke përsëritur ajetet që i shpalleshin)." Ibn Abbasi i luajti buzët e veta duke thënë: "Po i lëviz buzët (para jush) ashtu siç i luante edhe i Dërguari i Allahut a.s.. Kështu, Allahu shpalli: "Mos nxito (o Muhamed) në leximin e tij (Kuranit) me gjuhën tënde. Ne e kemi për detyrë t'i mbledhim pjesët e tij e të ta lexojmë atë." (Kuran, 75:16,17) Fjala e Allahut: "Dhe, kur të ta lexojmë atë (Kuranin), ti përcille leximin e tij!" (Kuran, 75:18) do të thotë: 'Dëgjoje atë dhe rri i heshtur'. Ajeti: "Pastaj është detyra Jonë për të ta bërë atë të qartë" (Kuran, 75:19) do të thotë: 'Na takon Neve (Allahut) të të bëjmë ty që ta këndosh Kuranin dhe kuptimi i tij do të jetë i qartë vetvetiu nëpërmjet leximit'. Pas kësaj, sa herë që i vinte Xhibrili a., i Dërguari i Allahut a.s. ia vinte veshin mirë dhe, kur Xhibrili a.s. largohej, Pejgamberi a.s. vazhdonte ta këndonte Kuranin ashtu siç ia kishte kënduar ai (Xhibrili a.s. gjatë shpalljes)."
|