423.
Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. falej natën në dhomën e vet. Meqënëse muri i dhomës ishte i ulët, njerëzit e panë atë të falej, kështu që disa prej tyre qëndruan dhe u lidhën për t'u falur pas tij (a.s.). Në mëngjes ata e përhapën këtë veprim të tyre ndër njerëz. Natën tjetër Pejgamberi a.s. u vendos për falje dhe kështu bënë edhe shumë njerëz jashtë duke u falur pas tij (a.s.). Kështu vepruan për dy a tri net, derisa pas kësaj i Dërguari i Allahut a.s. nuk u ngrit më për falje natën tjetër dhe nuk doli jashtë. Për këtë arësye, në mëngjes njerëzit e pyetën për këtë. Ai a.s. u tha: "Pata frikë se mos u bëhej i detyruar namazi i natës." (729)
|