424.
Zejd Ibn Thabit r.a. tregon të njëjtin hadith (423/729) dhe shton edhe këto fjalë të Pejgamberit a.s.: "Pashë dhe kuptova çfarë keni vepruar. O njerëz! Faluni pra në shtëpitë tuaja, pasi namazi më i mirë për njeriun është ai që falet në shtëpi, përveç namazeve të detyruar (farzeve, që duhet të falen në xhami, përjashtuar në raste të veçanta të parapara në Islam)." (731)
|