425.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. i ngrinte duart në drejtim me supet, kur fillonte namazin, si dhe kur shqiptonte tckbirin (fjalët 'Allahu Ekber' - Allahu është më i Madhi) për t'u përkulur për në ruku. Po kështu i ngrinte ato edhe kur ngrihej nga rukuja dhe thoshte: "Semi-Allahu limen hamideh, Rab-bena ve lekel-hamd" (Allahu e ka dëgjuar atë që e falënderoi Atë. Zoti ynë! Lavdërimet janë vetëm për Ty!). Por nuk i ngrinte duart kur binte me fytyrë për tokë në sexhde. (735)
|