437.
Ebu Katada r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. këndonte në namazin e mesditës suren El-Fatiha dhe dy sure të tjera në dy rekatet e parë: një më të gjatë në rekatin e parë dhe një tjetër më të shkurtër në rekatin e dytë. Ndonjëherë disa ajete i këndonte edhe me zë. Në namazin e pasdites, Pejgamberi a.s. këndonte suren El-Fatiha bashkë me dy sure të tjera në dy rekatet e para, duke e zgjatur më shumë rekatin e parë dhe duke e shkurtuar të dytin. Po kështu ai a.s. e zgjaste rekatin e parë në namazin e agimit dhe e shkurtonte të dytin." (759)
|