446.
Ebu Vail tregon: "Një njeri shkoi tek Ibn Mesudi r.a. dhe i tha: "I këndova suret e grupit Mufas-sal (nga surja Kaf nr. 50, deri në fund të Kuranit, surja En- Nas, nr. 114) mbrëmë natën në një rekat." Ibn Mesudi i tha: "Ky këndim është (shumë i shpejtë) si recitim poezie. Unë i di mirë të njëjtat sure të cilat Pejgamberi i këndonte dy e nga dy." Ai përmendi pastaj njëzet sure nga grupi Mufas-sal (nr. 50-114) si dhe dy sure nga ato që fillojnë me Ha-Mim, të cilat Pejgamberi a.s. i këndonte nga dy në çdo rekat." (775)
|