447.
Ebu Katada r.a. tregon se Pejgamberi a.s. këndonte në dy rekatet e parë të namazit të drekës suren El-Fatiha dhe një sure tjetër, ndërsa në dy rekatët e tjerë vetëm suren El-Fatiha. Ndonjëherë na këndonte ndonjë ajet a më shumë me zë. Rekatin e parë e zgjaste, ndërsa të dytin nuk e zgjaste shumë dhe kështu vepronte edhe në namazin e pasdites dhe të agimit. (776)
|