462.
Ebu Hurejra r.a. tregon se, kur i Dërguari i Allahut a.s. ngrinte kokën nga ruku-ja, do të thoshte: "Semi-Allahu limen hamideh; Rabbena ve lekel-hamd" dhe pastaj do të bënte dua për disa njerëz duke i përmendur ata me emra: "O Allah! Shpëtoje Velid Ibn Velidin, Selemete Ibn Hishamin, Ajjash Ibn Rebi'a dhe besimtarët e dobët! O Allah! Ji i rreptë me fisin Mudar dhe bëji që të vuajnë vite (nga uria) si vitet e kohës së Pejgamberit Jusuf a.s.!" Ato kohë pjesa në lindje e fisit Mudar ishin kundër Pejgamberit a.s. (804)
|