|
463.
Ebu Hurejra r.a. tregon se njerëzit pyetën: "O i Dërguari i Allahut a.s.! A do ta shohim Zotin tonë Ditën e Kijametit?" Ai (a.s.) u përgjigj: "A keni dyshim në të parit e hënës së plotë (natën e 15~të) në një natë të pastër në qiell krejt pa re?" Ata i thanë: "Jo, o i Dërguari i Allahut." Ai (a.s.) u tha: "A keni dyshim në të parit e diellit ditën pa asnjë re në qiell?" Ata thanë: "Jo, o i Dërguari i Allahut." Ai a.s. tha: "Kështu pra do ta shihni edhe Zotin tuaj (Allahun). Do të grumbullohen njerëzit Ditën e Ringjalljes dhe Ai do t'i urdhërojë njerëzit të ndjekin ata që patën adhuruar në dynja. Kështu, disa do të ndjekin diellin, disa do të ndjekin hënën dhe disa do të ndjekin perëndi (të ashtëquajtura zota prej tyre) e gjëra të tjera të adhuruara prej tyre në dynja, duke mbetur vetëm ky komb (muslimanët) bashkë me hipokritët mes tyre. Allahu do të vijë dhe do t'u thotë atyre: "Unë jam Zoti juaj." Ata do të thonë: "Ne do të qëndrojmë në këtë vend derisa të vijë Zoti ynë. Po na erdhi Zoti ynë, ne do t'a njohim Atë." Pastaj Allahu do t'u vijë atyre përsëri dhe do t'u thotë: "Unë jam Zoti juaj", ndërsa ata do të thonë: "Ti je Zoti ynë". Kështu, Allahu do t'u thërrasë atyre dhe do të vendoset Ura e Siratit ndërmjet dy anëve të Xhehenemit, ndërsa unë (Muhamedi a.s.) do të jem i pari i të Dërguarve që do ta kaloj atë bashkë me pasardhësit e mi. Atë Ditë askush nuk do të mund të flasë përveç të Dërguarve dhe fjala e tyre këtë kohë do të jetë: "O Allah, na shpëto! O Allah, na shpëto!". Ndërkohë në Xhehenem do të ketë grepa si gjembat e saadani-it (gjembacja ose murrizja e majmunit). A i keni parë gjembat e saj?" Njerëzit i thanë: "Po". Ai a.s. vazhdoi: "Këto grepa do të jenë si gjembat e saadan-it, por askush përveç Allahut nuk e di sa do të jenë. Këto do t'i pengojnë njerëzit sipas veprave të tyre: disa do të bien dhe do të mbeten përgjithmonë në Zjarr; të tjerë do të marrin dënim (pjesë- pjesë) dhe do të dalin prej Zjarri, derisa, kur Allahu të dëshirojë mëshirë mbi kë të dojë Ai nga banorët e Zjarrit, Ai do të urdhërojë melekët të nxjerrin prej Zjarri ata që patën adhuruar vetëm Allahun. Kështu, melekët do t'i nxjerrin ata që do t'i njohin nga shenjat e sexhdes, pasi Allahu e ka ndaluar zjarrin e Xhehenemit që t'i përpijë shenjat e Sexhdes (pjesët e trupit që prekin tokën kur biem me fytyrë përtokë në Sexhde). Kështu gjithë trupi i njeriut do të digjet e përpihet nga Zjarri përveç shenjave të Sexhdes (në ballë, në hundë, në duart, në gjunjë dhë në këmbë). Kësisoj pra, do të dalin prej Zjarri vetëm si skelet, pastaj do t'u hidhet 'Uji i Jetës dhe do t'i bëjë të përtërihen e të rriten si fara që rritet në anë të ujit që rrjedh. Ndërsa Allahu do të ketë mbaruar Gjykimin ndërmjet krijesave të Tij, kur një burrë do të lihet mes Xhenetit dhe Zjarrit dhe ky do të jetë njeriu i fundit nga banorët e zjarrit që do të hyjë në Xhenet. I kthyer me fytyrë nga Xhehenemi do të thotë, 'O Zoti im! Ma hiq fytyrën nga Zjarri, pasi më ka tharë era e tij dhe më ka djegur avulli i tij." Allahu do ta pyesë atë: "A do të mund të kërkoje gjë tjetër, nëse të plotësohet kjo dëshirë?" Ai do të thotë: "Jo, për Fuqinë dhe Nderimin Tënd!" Dhe ai do t'i japë Zotit të tij çfarë të dojë Ai nga besa dhe marrëveshja. Atëherë Allahu do t'ia largojë atij fytyrën nga Zjarri, por, kur të kthehet e të shohë Xhenetin me joshjet e tij, do të rrijë i heshtur sa të dojë Allahu, pastaj do të thotë: "O Zoti im! Më afro te porta e Xhenetit!: Allahu do ta pyesë atë: "A nuk dhe besë dhe a nuk bëre marrëveshje (për atë) se nuk do të duash tjetër gjë veç asaj që kërkove herën e parë?" Ai do të thotë: "O Zoti im! Mos më bën të jem më i mjeri nga krijesat e Tua!" Allahu do t7i thotë: "Nëse kjo që do, do të të plotësohet, a do të kërkosh gjë tjetër veç kësaj?" Ai do të thotë: "Jo, për Fuqinë Tënde dhe Nderimin Tënd! Nuk do të kërkoj gjë tjetër veç kësaj!" Pastaj ai do t'i japë Zotit të vet çfarë Ai të dojë nga besa dhe marrëveshja dhe Allahu do ta lejojë të shkojë te porta e Xhenetit. Por, kur të mbërrijë atje dhe të shohë lulëzimin e tij me begatitë dhe kënaqësitë e tij, do të mbetet i heshtur, aq sa të dojë Allahu dhe pastaj do të thotë: "O Zoti im! Më shti në Xhenet!" Allahu do t'i thotë: "Sa besëthyer që je o biri i Ademit! A nuk ishe ti që dhe besë e bëre marrëveshje se nuk do të kërkosh më shumë se ç'tu dha?" Ai do të thotë: "O Zoti im! Mos më bëj mua më të mjerin e krijesave të Tua!" Kështu, Allahu do të qeshë dhe do ta lejojë atë të hyjë në Xhenet dhe do t'i thotë atij të kërkojë ç'të dojë dhe sa të dojë. Ai do të vazhdojë të kërkojë derisa t'i plotësohen të gjitha dëshirat, pastaj Allahu do t'i thotë: "Kërko më shumë prej këtyre dhe atyre gjërave." Kështu, Zoti do t7i kujtojë atij shumë e shumë gjëra derisa, kur të plotësohen të gjitha dëshirat, Allahu i Madhëruar do t'i thotë atij: "Gjithë kjo të është siguruar si dhe një herë aq!" Ebu Said Hudriu r.a. i tha Ebu Hurejras r.a. se në të vërtetë i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Allahu i tha: 'Gjithë kjo të është siguruar si edhe dhjetë herë aq/" Ebu Hurejra r.a. tha: "Unë nuk mbaj mend nga i Dërguari i Allahut a.s. veçse fjalën e tij: "Gjithë kjo të është siguruar si edhe një herë aq." Ebu Said tha: "E kam dëgjuar atë të thotë: "Gjithë kjo të është siguruar si edhe dhjetë herë aq."" (806)
|