57.
Enes Ibn Malik r.a. tregon: "Ndërsa ishim ulur me Pejgamberin a.s. në xhami, hyn një burrë i hipur në deve. Pasi e uli atë në xhami, i lidhi këmbët (që të mos ngrihet) dhe tha: "Cili prej jush është Muhamedi?" Ndërkohë Pejgamberi a.s. ishte ulur mes nesh i mbështetur në krah, ndërsa ne iu përgjigjëm: "Ky burri i barcihë i mbështetur në krah." Pastaj burri iu drejtua atij: "O biri i Abdul Mutalibit!" Pejgamberi a.s. i tha: "ja ku jam, t'u përgjigjem pyetjeve të tua." Ai tha: "Dua të të pyes diçka, por do të jem i vështirë për ty në pyetje, kështu që mos të zemërohesh me mua." Pejgamberi a.s. tha: "Pyet ç'të të vijë (në mendje) e ç'të duash." Kështu ai tha: "Të pyes ty për Zotim tënd dhe për Zotin e atyre para teje! Vallë, Allahu të ka dërguar për të gjithë njerëzimin?" Pejgamberi a.s. iu përgjigj: "Për Allah, po!" Pyeti përsëri: "Të pyes për Allahun! Vallë, Allahu të ka urdhëruar të falësh pesë namaze në një ditë dhe natë (në njëzet e katër orë)?" Ai a.s. iu përgjigj: "Për Allah, po!" I panjohuri pyeti përsëri: "Të pyes për Allahun! Vallë, Allahu të ka urdhëruar të agjërosh këtë muaj të vitit (Ramazanin)?" (Pejgamberi a.s.) iu përgjigj: "Për Allah, po!" Pyeti përsëri: "Të pyes për Allahun! Vallë, Allahu të ka urdhëruar të marrësh këtë detyrim zekati prej të pasurve tanë për ta ndarë atë mes të varfërve tanë?" Pejgamberi a.s. iu përgjigj: "Për Allah, po!” Pas këtyre përgjigjeve burri tha: "Besoj në gjithçka që ti ke thënë. Unë jam dërguar nga njerëzit e mi që i kam lënë atje, jam Dimam Ibn Thaëlebeh nga vëllezërit e fisit Beni Saad Ibn Bekr." (63)
|