6.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "
I Dërguari i Allahut a.s. ishte më bujari i njerëzve. Kjo arrinte kulmin gjatë muajit të Ramazanit, kur atij i vinte dhe e takonte Xhibrili (a.s.). Xhibrili e takonte gjithnjë atë (Pejgamberin a.s.) çdo natë gjatë Ramazanit dhe i mësonte Kuranin. Kështu pra, i Dërguari i Allahut a.s. ishte më shpirtmadhi i njerëzve në mirësi, edhe më bujar se era e butë (e dërguar nga Allahu me përgëzime për shiun, në gatishmëri e nxitim për të bërë vepra mirësie).
|