686.
Enesi r.a. tregon: "Kaloi një kortezh me një xhenaze dhe njerëzit e lavdëruan të ndjerin. Pejgamberi a.s. tha: "U vendos për të." Pastaj kaloi një kortezh me një tjetër xhenaze dhe njerëzit folën keq për të vdekurin. Pejgamberi a.s. tha: "U vendos për të." Umeri r.a. e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s.: "Çfarë u vendos?" Ai a.s. u përgjigj: "Për këtë ju folët mirë dhe e lavdëruat, kështu që për të u vendos (u pohua Xheneti), ndërsa për atë tjetrin ju folët keq, kështu që edhe për të u vendos (u pohua) Zjarri. Ju njerëz jeni dëshmitarët e Allahut në tokë." (1367)
|