|
800.
Aishja r.a. tregon: "E pyeta Pejgamberin a.s. nëse muri rrethor (pranë Qabesë), a është pjesë e Qabesë (apo jo)? Ai a.s. pohoi. I thashë: "Si është puna atëherë, përse nuk e kanë përfshirë edhe atë në ndërtesën e Qabesë?" Ai tha: "A nuk e di se populli yt (kurejshët) qenë ngushtë për para (kështu që nuk mundën ta përfshijnë edhe murin rrethor në ndërtimin e Qabesë)?" E pyeta: "Po çështja e derës së saj, pse është aq e ngritur nga toka?" Ai tha: "Populli yt e bëri këtë që të fusnin brenda kë të dëshëronin dhe të ndalonin kë të donin. Sikur të mos kishte qenë populli yt kaq afër me kohën e padijes paraislame (ata e pranuan Islamin shumë vonë dhe janë të rinj në fe) dhe po të mos kisha frikë se ata do të shprehnin pakënaqësi për këtë gjë, atëherë do ta kisha përfshirë edhe zonën e murit rrethor në ndërtesën e Qabesë, si dhe do ta kisha ulur derën e saj rrafsh me tokën." (1584)
|