94.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Kur sëmundja e Pejgamberit a.s. u keqësua, ai tha: "Më sillni një letër që t'ju shkruaj një fjalë, pas së cilës ju nuk do të gaboni." Omeri tha: "Në të vërtetë, Pejgamberin a.s. e ka mundur sëmundja, ndërsa ne kemi ndër duar Librin e Allahut, i cili është më se i mjaftueshëm për ne." Atëherë shokët e Pejgamberit a.s. patën mosmarrëveshje mes tyre dhe, kur i ngritën zërat për këtë, ai tha: "Ngrihuni dhe largohuni prej meje. Nuk shkon që të keni grindje përpara meje." (114)
|