1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
›  1448 Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të dëftojë: " Allahu deshi të provojë tre vetë nga Beni Israilët: një të sëmurë me lebër, një të verbër dhe një qeros. Për këtë qëllim Ai dërgoi tek i lebrosuri një melek, i cili i tha: "Ç'gjë dëshiron më shumë?" Ai iu përgjigj: "Ngjyrë të mirë dhe lëkurë të mirë, sepse njerëzit kanë shumë neveri ndaj meje." Meleku e preku dhe atij iu shërua sëmundja. Pastaj atij iu dha ngjyrë e mirë dhe lëkurë e bukur. Meleku e pyeti (prapë): 'Ç'lloj pasurie dëshiron më shumë?' Ai i tha: 'Deve'. Kështu, atij iu dha një deve e mbarsur, ndërsa meleku i tha: 'Allahu të bekoftë me të!' Pastaj meleku shkoi te qerosi dhe i tha: 'Ç'gjë dëshiron më shumë?' Ai i tha: 'Dua flokë të mirë e të më shërohet kjo sëmundje, sepse njerëzit ndiejnë neveri prej meje/ Meleku e preku dhe atij iu shërua sëmundja e i dolën flokë të mirë. Meleku e pyeti (pastaj): 'Ç'lloj pasurie dëshiron më shumë?/ Ai i tha: 'Lopë'. Meleku i dha atij një lopë të mbarsur dhe i tha: 'Allahu të bekoftë me të/ Meleku shkoi tek i verbri dhe e pyeti: 'Ç'gjë dëshiron më shumë?7 Ai i tha: 'Dua që Allahu të më kthejë dritën e syve që të mund të shikoj njerëzit/ Meleku ia preku sytë dhe Allahu ia ktheu shikimin. Pastaj meleku e pyeti: 'Ç'lloj pasurie të pëlqen më shumë?' Ai iu përgjigj: 'Dhentë/ Meleku i dha një dele të mbarsur. Me kalimin e kohës të tria kafshët lindën dhe u shtuan e u shtuan, aq sa ata të tre kishin përkatësisht një kope me deve që mbushte luginën, një kope me lopë që mbushte fushën e dhe një tufë me dhen që mbushte bjeshkën. Pas kësaj, meleku mori pamjen e një të lebrosuri dhe shkoi tek ish-i lebrosuri, të cilit i tha: 'Jam i varfër, i gjorë dhe kam humbur gjithçka në udhëtim. Prandaj, askush nuk mund të m'i plotësojë nevojat në këto çaste, përveçse Allahu e pastaj ti. Në Emër të Atij që të ka dhënë një ngjyrë kaq të mirë, një lëkurë kaq të bukur dhe kaq shumë pasuri, të kërkoj të më japësh një deve që të arrij atje për ku jam nisur! Ai iu përgjigj: 'Kam shumë detyrime (e nuk mund të të jap gjë ty)! Meleku i tha: 'Më duket se të njoh ty! A nuk ke qenë ti një i lebrosur, prej të cilit njerëzit kishin shumë neveri?! A nuk ishe ti i varfër dhe pastaj Allahu të fali gjithë këtë pasuri?!' Ai iu përgjigj: '(Kjo nuk është e vërtetë), këtë pasuri e kam trashëgim prej të parëve të mi!' Meleku i tha: 'Nëse gënjen, atëherë Allahu të bëftë siç ke qenë më parë!' Pastaj meleku mori formën dhe pamjen e një qerosi dhe shkoi tek ish-qerosi. Atij i tha të njëjtat gjëra që i kishte thënë të lebrosurit dhe ai iu përgjigj njëlloj si i lebrosuri. Pastaj meleku i tha: 'Nëse gënjen, atëherë Allahu të bëftë siç ke qenë më parë!7
Pastaj meleku mori formën dhe pamjen e një të verbri dhe shkoi tek ish-i verbëri, të cilit i tha: 'Jam një i varfër, udhëtar që i ka mbaruar gjithçka në udhëtim. Askush nuk mund të më ndihmojë, përveçse Allahu dhe pastaj ti. Të kërkoj në Emër të Atij që të ka kthyer prapë dritën e syve, të më japësh një dele, me qëllim që me ndihmën e saj të mundem të sos udhëtimin e të arrij në vend!' Ai iu përgjigj: 'Vërtet, unë isha i verbër dhe Allahu ma ktheu shikimin; isha i mjerë dhe Allahu më bëri të pasur! Prandaj merr ç'të duash nga pasuria ime. Betohem për Allahun se nuk do të të ndaloj të marrësh gjithçka që ke nevojë nga pasuria ime, të cilën do ta marrësh për hir të Allahut!' Meleku iu përgjigj: 'Mbaje pasurinë që ke. Ju të tre keni qenë në provë nga Allahu, i Cili është i kënaqur me ty, por është i zemëruar me dy shokët e tuV' (3464)