1449.
Ebu Said r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka dëftuar: "Ka qenë një burrë nga Beni Israilët, i cili kishte vrarë 99 vetë dhe doli të pyesë (nëse atij mund t'i pranohej pendimi apo jo). Ai shkoi tek një murg dhe e pyeti nëse mund t'i pranohej pendimi. Murgu i tha që jo, kështu që e vrau murgun dhe vazhdoi të pyesë, derisa dikush e udhëzoi të shkonte në një fshat të caktuar. Rrugës (për tek ai fshat), atë e kapi vdekja. Ndërsa ishte duke dhënë shpirt, ai e ktheu gjoksin drejt fshatit (ku shpresonte se do t'i pranohej pendimi). Atëherë melekët e mëshirës dhe melekët e ndëshkimit u grindën për të (se kush duhej t'ia merrte shpirtin). Allahu e urdhëroi fshatin e mbërritjes që të afrohej dhe e urdhëroi fshatin e nisjes që të largohej. Pastaj i urdhëroi melekët: 'Matni largësinë midis trupit të tij dhe dy fshatrave'. Atëherë u pa se trupi ishte një pëllëmbë më afër fshatit të mbërritjes, kështu që Allahu e fali atë." (3470)
|