1522.
Ebu Derdaja tregon r.a.: "Isha ulur me Pejgamberin a.s., kur erdhi Ebu Bekri, duke mbajtur me dorë njërin cep të rrobës së tij, aq sa kishte zbuluar gjurin. Pejgamberi a.s. i tha: "Duket se ky shoku juaj ka pasur një grindje." Ebu Bekri përshëndeti dhe pastaj tha: "O i Dërguari i Allahut! Pati diçka (një grindje) mes meje dhe birit të Hattabit (Umerit). Unë i fola atij ashpër, por pastaj më erdhi keq për këtë dhe i kërkova atij që të më falë, por ai nuk pranoi. Ja pse kam ardhur tek ti." Pejgamberi a.s. tha tri herë: "Allahu të faltë ty, o Ebu Bekr!" Ndërsa Umerit i kishte ardhur keq (pse nuk kishte pranuar ta falte Ebu Bekrin) dhe shkoi te shtëpia e tij dhe pyet nëse ai ishte aty." I thanë që jo, kështu që (edhe ai) shkoi te Pejgamberi a.s. dhe e përshëndeti atë. Por në fytyrën e Pejgamberit a.s. u dukën shenja pakënaqësie, aq sa Ebu Bekrit i erdhi keq për Umerin. Kështu, ai u ul në gjunjë dhe tha dy herë: "O i Dërguari i Allahut, për Allah! Unë u tregova më i padrejtë me të (sesa ai me mua)." Pejgamberi a.s. tha: "Allahu më dërgoi mua tek juve (njerëz) dhe ju më thatë: Ti gënjen,- ndërsa Ebu Bekri më besoi dhe u tha njerëzve: 'Ai thotë të vërtetën'. Ai më ngushëlloi dhe më qëndroi pranë me jetën dhe me pasurinë e tij. A do të ma lini të qetë, pra, mikun tim?" Pas kësaj askush nuk e shqetësoi më Ebu Bekrin." (3661)
|