1523.
Amr Ibn Aas r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e çoi atë në krye të ushtrisë "Dhatus-Selasil". Unë shkova tek ai dhe e pyeta: "Kush është njeriu më i dashur i gjithë njerëzve për ty?" Ai a.s. tha: "Aishja." E pyeta: "Nga burrat?" Ai a.s. tha: "Babai i saj (Ebu Bekri)." E pyeta përsëri: "Po pastaj kush?" Ai a.s. tha: "Umer Ibn Hattabi",- pastaj përmendi burra të tjerë. (3662)
|