2226.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Në qoftë se dikush bën një gjynah dhe pastaj thotë: 'O Zoti im, kam bërë një gjynah! Të lutem, më fal!' Atëherë Zoti thotë: 'A e mësoi robi Im se ai ka një Zot i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to? Unë ia kam falur gjynahin e bërë robit Tim!' Pas kësaj, robi vazhdon të mos bëjë asnjë gjynah, aq kohë sa të dojë Allahu, por pastaj bën një gjynah tjetër dhe thotë: 'O Zoti im, unë kam bërë një gjynah tjetër! Të lutem, më fal!' Atëherë Allahu thotë: 'A e ka marrë vesh robi Im se ai ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to?' Unë ia kam falur robit Tim gjynahin që bëri!' Pastaj kalon disa kohë, aq sa do Allahu, pa bërë asnjë gjynah, por më pas robi bën një gjynah tjetër (për herë të tretë) dhe thotë: 'O Zoti im, unë kam bërë një gjynah tjetër! Të lutem më fal!' Atëherë Allahu thotë: 'A e ka marrë vesh robi Im se ai ka një Zot, i Cili ia fal gjynahun që ka bërë dhe ndëshkon për të? E kam falur atë tri herë, prandaj le të bëjë çfarë të dojë!'" (7507)
|