2227.
Enesi r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të rrëfejë: "Kur të vijë Dita e Kiametit, unë do të ndërmjetësoj dhe do të lutem duke thënë: 'O Zoti im! Futi në Xhenet edhe ata që kanë besim në zemrat e tyre sa një farë hardalli/ Dhe njerëz të këtillë do të hyjnë në Xhenet. Pastaj do të them: 'O Allah! Shtjeri në Xhenet edhe ata që kanë besim në zemër sa gjëja më e vogër." Enesi shton: "Më duket sikur shoh edhe tani gishtat e të Dërguarit të Allahut a.s. (duke bërë me shenjë me gishtin e madh dhe atë tregues për grimcën më të vogël të mundshme për t'u parë). (7509)
|